Google ADS

Rreziqet që na kanosen nga… të menduarit e tepërt!

01:41 | 18 Mars 2017
Trina Galanxhi

Para se te flini i mendoni të gjitha ngjarjet që ndodhin gjatë ditës? Shqetësoheni shpesh nëse do ngriheni në detyrë apo se kur do të martoheni?

Shumë femra nuk mund të ndalojnë së menduari situatat që kanë ndodhur dhe ti ri-luajnë situatat në mendjen e tyre. Sjellje të tilla mund të shkaktojnë sëmundje, pagjumësi, probleme në fertilitet, akne, rënie flokësh, depresion dhe akoma më shumë ankth. Askush nuk është mjaftueshëm i bukur apo i suksesshëm sa të mos ketë shqetësime.

Nuk ka rëndësi se sa mbështetje mund të kesh – në një moment të caktuar do kesh frikë se mund të biesh. Shumë femra e kanë të vështirë të flenë natën për shkak të shqetësimeve, dhe nuk flitet vetëm për shqetësime të mëdha, si marrëdhëniet ose paratë. Janë gjërat e vogla ato që duket se po shkaktojnë më shumë probleme. Duket sikur është e pamundur të mos shqetësohesh dhe ngec vazhdimisht në një vorbull mendimesh negative. Kërkimet nxjerrin se 73% e femrave mbi moshën 25 vjeç janë duke harxhuar sasi shumë të mëdha kohe duke i ri-përjetuar gjërat në mendjen e tyre.

Lajm i mirë është se, nëse i ndani me dikë shqetësimet që keni, kjo e përgjysmon efektin negativ të shqetësimit. Të flasësh me të tjerët për problemet krijon një ndjenjë qetësie dhe rehatie, si dhe ndihmon në krijimin e një lidhjeje më të ngushtë mes personave. Ekspertët konstatojnë se gjysma e shqetësimit që një njeri ndien vjen vetëm nga fakti i përsëritjes së mendimeve mbi këtë shqetësim. Tek disa persona kjo gjendje është edhe më e rënduar, sepse, edhe nëse nuk kanë diçka momentale për t’u shqetësuar, ata gjejnë gjëra që mund të datojnë edhe para disa vitesh.

Mësoni të jetoni në të tashmen Shumë nga problemet që lindin shkaktohen nga paaftësia për të jetuar në të tashmen, për të kapur momentin.

Përkundrazi, fiksohemi në një moment të caktuar në të shkuarën, në diçka që ka ndodhur. Femrat madje kanë tendencën të shqetësohen shumë edhe për të ardhmen, duke krijuar në kokë skenare të cilat në fakt nuk ndodhin pothuajse asnjëherë. Shqetësohen më shumë femrat apo meshkujt? Në përgjithësi, ekspertët bien dakord se femrat shqetësohen më shumë se meshkujt. Rastet e personave të njohur me depresion dhe probleme ankthi janë dy herë e gjysmë më të larta tek femrat se sa tek meshkujt.

Femrat kanë tendencën të kalojnë më shumë kohë në gjendje jo produktive duke u shqetësuar për gjëra jo reale, dhe në fund nuk zgjidhin asgjë. Meshkujt nga ana tjetër shqetësohen pothuajse gjithmonë për gjëra më konkrete dhe për diçka që mund t’i japin përgjigje. Shqetësimet kryesore të femrave rezultojnë të jenë mbi shëndetin dhe mirëqenien e pjesëtarëve të familjes. Kurse meshkujt shqetësohen vetëm për të siguruar të ardhura të mjaftueshme.

Çfarë ndodh kur mendojmë më shumë se ç’duhet? Të shqetësohesh shumë është faktori kryesor që çon në këputje nervore dhe depresion. Të menduarit e tepërt shpesh të lë edhe pa gjumë. Pagjumësia është përhapur si një epidemi dhe ka prekur më shumë se 40% të të rriturve, ku pjesa më e madhe janë femra. Shëndeti fizik gjithashtu ka efekte negative. Të menduarit e tepërt sjell shqetësime, dhe shqetësimi nxit prodhimin e hormonit të adrenalinës, e cila nga trupi mund të përkthehet si kolesterol, duke rritur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një hormon tjetër që trupi prodhon në këto raste, korizoni, shkakton formimin e akneve.

Shumë dermatolog pohojnë se gjatë pesë viteve të fundit numri i të prekurve me këtë gjendje është rritur me mbi 25%. Hormonet e prodhuara nga stesi shkaktojnë edhe një efekt tjetër negativ, që është rënia e flokëve. Në një reaksion kimik zinxhir që ndodh në trup, adrenalina kthehet në kolesterol, i cili kthehet më pas në testosteron dhe ky i fundit konvertohet në dihydrotestosterone, i cili nxit humbjen e flokëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme