Lentet mund të shtojnë rrezikun që të përfundoni në spital dhe të humbni shikimin.
Sipas mjekëve britanik, bartja e lenteve të kontaktit me ngjyra kanë një rrezik të veçantë që mund të shkaktojë dëme afatgjate, transmeton klani.
Këshilli i Përgjithshëm Optik britanik paralajmëron se mos kontrolli i sigurisë me rastin e blerjes së lenteve mund të shkaktojë probleme serioze për sytë.
Specialistët këshillojnë publikun që të mos flenë me lente kontakti dhe të mos lejojnë asnjëherë që lentet e tyre të bien në kontakt me ujin.
Ata thonë se dëmtimi i syve nga lentet kozmetike vjen edhe si pasojë e bartjes së tyre nga më shumë se një person.
“Mos njohja e përdorimit bazik të lenteve të kontaktit mund t’ju vë në rrezik të lartë nga lëndimet e syrit, infeksioneve dhe në rastet më të këqija edhe humbjen e shikimit.
Kornea është delikate dhe mund të dëmtohet nga vendosja jo e rregullt e lenteve të kontaktit. Kjo mund të ekspozojë në sy edhe infeksione të këqija”, thonë mjekët.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez