Studimi i Universitetit të Nju-Jorkut konstaton që obeziteti është rreziku numër një për arritjen e komplikimeve dhe hospitalizimit për shkak të koronavirusit te njerëzit mbi 65 vjeç, paralajmërojnë hulumtuesit.
Njerëzit obezë të moshuar kanë shanse më të mëdha që të hospitalizohen për shkak të komplikimeve të cilat i shkakton koronavirusi, madje edhe më shumë shanse se pacientët e sëmurë nga kanceri apo me probleme të mushkërive, shkruan Daily Mail.
Universiteti i Nju-Jorkut ka vëzhguar më shumë se tetë mijë pacientë dhe ka zbuluar që njerëzit mbi moshën 65 vjeç me BMI (indeksi i masës trupore) mbi 30 janë të rrezikuar më së shumti nga vdekja.
Hulumtuesit kanë zbuluar që madje 46 për qind e të gjithë pacientëve të cilët janë shtrirë në spital me koronavirus kanë qenë mbi 65 vjeç.
Shkencëtarët kanë theksuar që mosha përfundimisht është faktori më i madh i rrezikut për t’u hospitalizuar, ndërkaq gjendja shëndetësore e cila më së shpeshti ka qenë e lidhur me seriozitetin e sëmundjes është obeziteti.
Hulumtimi ka konstatuar veçanërisht që pacientët më të rinj se 60 vjeç ka qenë probabiliteti më i madh që do t’u duhet shërimi spitalor apo ventilimi artificial nëse janë obezë./telegrafi
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës