Rritja e temperaturave veç djersitjes së tepërt, mund të jetë e rrezikshme sidomos për shëndetin e zemrës dhe trurin.
Kur trupi përjeton këto temperatura të larta shumë procese të tij ndalojnë së funksionuari, duke ushtruar kështu presion mbi organet.
Kjo ndodh njësoj edhe kur përjetoni ekstremitetin tjetër të temperaturave, pra të ftohtin.
Për të evituar çdo problem të këtij lloji të shkaktuar nga vapa, gjeni më poshtë disa këshilla të vlefshme shëndeti.
Si ndikon nxehtësia
Nxehtësia lëviz nga pjesët e ngrohta të trupit tek ato më të ftohtat.
Ajri rreth jush funksionon si ftohës natyral dhe kur nxehtësia e tij arrin atë të trupit, proçeset e organizmit ngadalësohen.
Në një ditë të nxehtë trupi qarkullon çdo minutë 2 deri në 4 herë më shumë gjak se në ditët e ftohta.
Qarkullimi i tepërt i gjakut si një proçes për të ftohur trupin e bën zemrën të punojë disa herë më shumë se normalja.
Ky sforcim i vazhdueshëm dhe për kohë të gjata mund të çojë në dobësim të zemrës dhe rrezik të atakut apo infarktit.
Djersa është një tjetër mënyrë se si trupi qetëson vetëveten gjithësesi kur lagështira në ajër është shumë e madhe dhe temperatura e lartë as ky pro es nuk arrihet.
Kështu trupi juaj përveçse do të qëndrojë i nxehtë, me anë të djersës do të nxjerrë jashtë edhe disa kripëra e minerale të nevojshme.
Kjo përkthehet në humbje lëngjesh për organizmin dhe dehidratim të organizmit, pra një problem edhe për sistemin kardiovaskular.
Më të rrezikuarit sigurisht janë personat që kanë pasur probleme të mëparshme me zemrën, sëmundje të diabetit apo presionit të lartë të gjakut.
Si të evitoni rrezikun
Disa zgjidhje të lehta dhe të shpejta mund t’ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të këtij problemi.
Hidratohuni
Sigurisht një nga mënyrat më të mira për të luftuar të nxehtin është të konsumoni në mënyrë të vazhdueshme ujë.
E rëndësishmë është që të jetë i freskët, por jo shumë i ftohtë në mënyrë që temperature e trupit të qëndrojë e balancuar.
Gjatë ditëve me temperatura më të larta mbi 35-40 gradë, mundohuni të konsumoni një gotë ujë të ftohtë çdo një orë.
Mos e zëvëndësoni ujin me pije me sheqer apo të gazuara pasi ato nuk arrijnë t’ju hidratojnë mjaftueshëm.
Ushqimi
Gjatë periudhave të vapës së madhe kini kujdes me dietën dhe ushqimet që konsumoni.
Konsumoni vakte të vogla me bazë perimesh dhe frutash.
Në këtë mënyrë stomaku juaj nuk do të ndihet i tej mbushur dhe nuk do të ngacmojë zemrën.
Aktiviteti fizik
Mundohuni që gjatë verës të mos bëni aktivitet fizik në orët kur dielli është shumë i nxehtë.
Kjo pasi trupi juaj do të mbinxehet duke shkaktuar problemet e përmendura më sipër.
Kufizojini aktivetet tuaja herët në mëngjes apo në orët e vona të darkës.
Ajri i freskët
Evitoni qëndrimet e gjata në diell dhe mbani trupin të freskët duke bërë dush apo duke qëndruar në ambiente të freskëta.
Nëse ndjeni marrjemendje, të përziera, dhimbje koke apo muskujsh në mënyrë të vazhdueshme ftohni trupin menjëherë.
Konsultohuni gjithnjë me një mjek specialist nëse këto simptoma vazhdojnë, për të parandaluar rrezikun e prekjes nga ataku në zemër./eo/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...