Studimet shkencore kanë treguar se numri i infarkteve zakonisht është i lartë gjatë festave.
Numri i personave që përjetojnë sulm në zemër gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, nga 25 dhjetore deri me 1 janar, është periudha ku më shumë njerëz humbasin jetën si pasojë e kësaj sëmundje, transmeton portal arbresh.info
Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) paralajmëroi se shumica e njerëzve vdesin nga infarkti në periudhën e përmendur, sepse sezoni i festave është stresues për shumëkënd. Konsumohen shumë ushqime, pije alkoolike dhe njerëzit lëvizin më pak.
Kjo është edhe arsyeja se pse organizata kryesore jofitimprurëse në botë, ka paraqitur sugjerime se si të përgatiteni për pushimet për të shmnagur një atak të mundshëm në zemër dhe ka ofruar këshilla që mund t’ju ndihmojnë të kaloni një sezon pushimesh të lumtura dhe të shëndetshme.
Ndërprerja e rutinës
Për shumicën e njerëzve, pushimet janë periudhë stresuese, ku duhet të përmbushen shumë detyrime.
Kur rutina nuk është funksionon, zakonisht hamë dhe pimë shumë, gjithashtu ushtrohemi më pak.
“Në të njëjtën kohë, shumë prej nesh nuk e dëgjojnë trupin tonë Ata i kushtojnë vëmendje shenjave paralajmëruese, si presioni dhe dhimbjet e gjoksit, shpesh të shoqëruara me gulçim, duke menduar se shkuarja në ekzaminim mund të presë edhe pas pushimeve. Gjatë këtij sezoni festash, të gjitha sa më sipër mund të kontribuojnë në rritjen e rrezikut të sulmit në zemër”, tha Donald Lloyd-Jones, president i Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Situata mund të jetë edhe më e vështirë për të gjithë ata që për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese gjatë vitit të kaluar nuk arritën t’i kalonin ato me familjarët ose miqtë.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe”, shton ai.
Shenja paralajmëruese
Shenjat e një ataku kardiak mund të jenë të ndryshme tek burrat dhe gratë, dhe është e rëndësishme t’i njihni ato herët dhe të telefononi një ambulancë. Sa më shpejt të merrni ndihmë mjekësore, aq më të mira janë shanset për të mbijetuar dhe për të parandaluar dëmtimin e muskujve të zemrës.
Mjeku këshillon që të festohet me “mend në kokë”. Edhe pse konsumohet shumë ushqim dhe pije alkoolike gjatë festave, mjeku sugjeron që të hani shëndetshëm edhe gjatë ditëve të festave.
Lëvizja është e rëndësishme
Mjeku sugjeron që të gjeni kohë për të lëvizur. Mundohuni të reduktoni stresin që mund të krijohet nga ndërveprimet familjare, problemet financiare, oraret e ngarkuara dhe burime të tjera stresi që janë karakteristike për këtë kohë, dhe kjo vlen edhe për udhëtimet, transmeton portal arbresh.info
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të paktën 150 minuta aktivitet fizik, por ky numër zakonisht bie gjatë sezonit të festave.
“Mundohuni të qëndroni aktiv, të bëni një shëtitje familjare ose zgjidhni një aktivitet tjetër argëtues që mund të bëni me anëtarët e familjes ose miqtë”, është këshilla e mjekut./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...