Të flesh me telefonin afër shkakton kancer dhe infertilitet, paralajmërojnë ekspertët e shëndetësisë.
Njerëzit po paralajmërohen të mbajnë telefonat e tyre celularë në distancë për të zvogëluar ekspozimin ndaj rrezeve dhe rreziqet e lidhura me shëndetin.
Paralajmërimi nga Departamenti i Shëndetësisë në Kaliforni vjen pas një sërë dëshmish se përdorimi i telefonit celular mund të lidhet me disa shqetësime shëndetësore, duke filluar nga problemet me shëndetin mendor dhe riprodhues, deri në rritjen e rrezikut për zhvillim të kancerit.
Edhe pse komuniteti botëror nuk ka arritur akoma në një konsensus për sa i përket rrezikut nga përdorimi i celularëve, shkencëtarët sugjerojnë se përdorimi afatgjatë i tyre mund të ketë ndikim në shëndetin e njerëzve, shkruan shendeti.com.al.
Celularët emetojnë energji të radiofrekuencave kur ata dërgojnë apo marrin sinjale drejt dhe nga stacionet bazë të telefonisë celulare, dhe disa shkencëtarë besojnë se ekspozimi i gjatë dhe afër ndaj tyre mund të rrezikojë shëndetin e njeriut. Këtë e pranojnë edhe kompanitë që merren me prodhimin e telefonave, si Apple për shembull, ku në konfigurimet e iPhone jepet një informacion i shkurtër për ekspozimin ndaj radiofrekuencave dhe këshilla se si të ulni këtë ekspozim.
Fëmijët mund të jenë më të riskuar nga ekspozimi ndaj energjisë së valëve elektromagnetike, duke qenë se mund të depërtojë më lehtë tek truri i fëmijëve se sa të rriturit.
Studime të mëparshme kanë treguar se ekspozimi ndaj telefonave celularë mund të shkaktojë tumore në tru dhe vesh, ndërsa psikologët paralajmërojnë se mund të lidhet me shëndetin e dobët mendor dhe gjumin tek adoleshentët.
Studime të tjera kanë treguar lidhje të forta mes energjisë së radiofrekuencave dhe sasisë e cilësisë së spermës tek meshkujt.
Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet në Shqipëri mbështet gjithashtu udhëzimet e Departamentit të Shëndetit Publik të Kalifornisë sesi të zvogëlojmë ekspozimet ndaj energjisë së radiofrekuencave, në të cilat funksionon telefonia celulare dhe pajisjet pa-tel.
Përdorimi i celularëve në Shqipëri ka pësuar një rritje dramatike në vitet e fundit, dhe vëmendja po shkon drejt telefonave inteligjentë. Gjithashtu, mosha mesatare kur fëmijët marrin celularin e parë tani është ulur, dhe shumica e të rinjve e mbajnë telefonin afër vetes shumicën e ditës, madje edhe kur flenë.
Këto janë disa udhëzime që jep Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet:
Mbajtjen e celularit larg trupit, në çantë apo në vende larg jush.
• Reduktimin e përdorimit të celularit kur sinjali është i dobët (shikoni treguesin e sinjalit të jetë sa më i plotë).
• Reduktimin e përdorimit të celularit për transmetimin e sinjaleve audio dhe video, ose për shkarkim dhe ngarkim të skedareve të mëdha.
• Mbajtjen e celularit larg krevatit gjatë natës.
• Heqjen e kufjeve kur nuk jeni duke kryer një telefonatë.
• Përdor kufjet ose përdore me zë të lartë, që të kesh sa më larg kokës telefonin.
• Kur ke telefonin në përdorim, mbaje sa më larg kokës dhe trupit.
• Dërgo mesazhe dhe bëj sa më pak thirrje.
• Bëj thirrje kur ka sinjal të fortë.
• Mos mbaj telefonin celular në xhep dhe poshtë jastëkut.
• Aktivizo “Airplane Mode” në qoftë se nuk e përdor, sidomos gjatë natës.
• Mos përdor telefonin celular kur je në drejtim mjeti në lëvizje.
• Mos përdor telefonin celular për kohë të gjatë kur je brenda në makinë i parkuar.
• Mos përdor telefonin kur je shumë i lodhur dhe me dhimbje koke.
• Mos bëni gabimin të mendoni se telefoni me SAR të vogël është pa rrezatim.
• Për sigurinë tuaj, mos përdorni telefonin kur ecni në rrugë makine, në vijat e bardha.
• Fikni çdo pajisje pa tel gjatë natës, kur nuk ju nevojiten.
• Ndikoni tek të afërmit tuaj të ndjekin këto rregulla të thjeshta për zvogëlimin e ekspozimit.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...