Bashkimi Evropian kërkon të ndalojë patatet e skuqura shumë, bukën me kore të zezë dhe kafenë e pjekur shumë.
Një grup ekspertësh të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare ka vendosur rregulla më të rrepta për ata që shërbejnë patate të skuqura, për prodhuesit e patatinave dhe për furrat e bukës.
Qëllimi është të evitohet sa më shumë mundësia që njerëzit të preken nga kanceri.jo për shkak se këto produkte kanë substancën akrilamidë, e cila shkakton kancer. Ajo formohet kryesisht gjatë përgatitjes së këtyre ushqimeve në temperatura të larta. Rregullorja e Brukselit është shtatë faqe e gjatë me një aneks prej 21 faqesh. Një nga propozimet është që kushdo që skuq patate, nuk duhet t’i ruajë ato nën temperaturën 6 gradë Celsius.
Përpara se të skuqen, është mirë që patatet t’i ziejmë. Kjo zvogëlon përqindjen e sheqerit, që është përgjegjëse për formimin e akrilamidës. Më pas duhet të skuqen në një temperaturë deri në 175 gradë Celsius, derisa të marrin një ngjyrë të verdhë të artë. Bukëpjekësit nuk duhet të lënë që të formohen kore të errëta në bukë. Edhe kafeja nuk duhet pjekur shumë. Edhe prodhuesit e drithërave për mëngjes nuk duhet t’i përgatisin ato në temperatura shumë të larta.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...