Mjekët sugjerojnë nëntë rregulla të arta, të cilat ndihmojnë për të humbur në peshë.
Shkrini ngadalë kilogramët e tepërt.
Nëse keni humbur më shumë se një kilogram gjatë javës kjo do të thotë se përveç ujit dhe yndyrave, keni humbur edhe indet muskulore.
Eliminoni sheqerin, por jo edhe yndyrën.
Marrja e balancuar e yndyrës, e cila është e nevojshme për shëndet të mire, do të kontribuojë në ndjenjën e ngopjes.
Mungesa, nga ana tjetër, shkakton lodhje, uri dhe disponim të keq.
Hani gjithmonë mëngjes.
Nëse e furnizoni trupin me energji herët në mëngjes, nuk do të përjetoni kriza gjatë ditës.
Hani rregullisht.
Mund të keni pesë-gjashtë shujta të vogla gjatë ditës, por me rëndësi është që të jenë të shëndetshme, të lehta dhe të balancuara.
Mos harroni proteinat.
Konsumimi i sasive optimale të proteinave do të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit dhe të gjakut.
Balanca në ushqim.
Shumë dieta bazohen në konsumimin e vetëm një lloji të ushqimit, gjë e cila çon deri te humbja e baraspeshës në organizëm. Dietat më të mira përfshijnë të gjitha format e ushqimeve.
Mos numëroni kaloritë.
Shkenca dhe praktika kanë konfirmuar se numërimi i kalorive thjesht nuk kontribuon në kontrollin kualitativ të peshës.
Filloni me aktivitete fizike.
Pa këtë lloj aktiviteti nuk ka as dobësim kualitativ.
Anashkaloni ushqimet e gatshme.
Assesi mos konsumoni ushqime të përpunuara, pasi zakonisht përmbajnë aditivë kimikë, të cilët nuk do të dëshironit t’i futni në trup.
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë