Rrahjet e zemrës tregojnë një detaj të frikshëm për shëndetin

22:40 | 7 Maj 2018
Trina Galanxhi

Një studim i publikuar në British Medical Journal, ka matur të rrahurat e zemrës së më shumë se 129 mijë grave.

Shkencëtarët kanë gjetur se faktorët që nxisin rritjen e të rrahurave të zemrës janë presioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, pirja e duhani, konsumimi i alkoolit, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit gjetën se gratë që kanë rrahje të zemrës më të shpeshtë ( më shumë se 76 rrahje në minutë) kanë shanse më të mëdha që të ballafaqohen me probleme më të mëdha shëndetësore që lidhen me zemrën.

Autori i studimit Peter Ëeissberg, ka theksuar se studimi ka gjetur se rrahjet e shpeshta të zemrës janë një tjetër faktor që mund të ndikojë në rritjen e gjasave për sulm në zemër. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme