Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm për organizmin, pasi që është shumë i nevojshëm për skeletin e gjymtyrët. Magnezi në trupin e njeriut, gjendet zakonisht më shumë se 10 miligramë dhe kryesisht ndodhet në në kocka dhe në veshka.
Është i nevojshëm rreth 300 mlg në ditë për femrat dhe 350 mlg për meshkujt..
Është i domosdoshëm në metabolizmin e kalciumit, fosforit e natriumit. Është i domosdoshëm për veprimtarinë normale të sistemit nervor e qendror dhe atij muskulor. Në momentet e lindjes, në trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr, ndërsa në moshë të rritur ka një sasi 21-28 gr, ku 50-60% ndodhet në kocka dhe roli kryesor i tij është në qelizat nervore për të lehtësuar punën e tyre.
Magnezi ndihmon aktivitetin normal të aparatit kardiovaskular dhe së bashku me kalciumin mund të veprojë si një qetësues natyral.
Magnezi bënë pjesë te këto ushqime: mish, vezë, qumësht, patate, fasule, çokollata. Ai gjendet gjithashtu tek avokadot, arrat, lajthitë, bajamet, kungulli, kivi dhe sallata jeshile, bananet, hurmat.
Magnezi luan rol në parandalimin sulmit në tru dhe merr pjesë në zhvillimin normal të eshtrave te fëmijët e moshës 8-14 vjeç.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë