Gratë që konsumojnë shumë fruta dhe perime në ditë janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të gjirit, sidomos tumoret agresive, krahasuar me ato që konsumojnë shumë pak fruta dhe perime. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga hulumtuesit shkencorë të Universitetit të Harvardit, transmeton Shendeti.com.al.
Gjatë studimit ata zbuluan se perimet e familjes së lakrës, si brokoli, dhe perimet ngjyrë të verdhë dhe portokalli, lidhen me një rrezik shumë më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit.
Ky studim siguron një pamje më të plotë të rëndësisë së konsumimit të dozave të larta të frutave dhe perimeve për parandalimin e kancerit të gjirit”, thotë Maryam Farvid, hulumtuese shkencore tek Departamenti i Dietologjisë.
Studimi është publikuar tek Revista Ndërkombëtare e Kancerit.
Shkencëtarët analizuan pyetësorët e plotësuar çdo katër vjet nga pjesëmarrësish në studimin Nurses’ Health (88,301 gra, duke filluar nga viti 1980) dhe faza e dytë e këtij studimi (93,844, duke filluar nga viti 1991). Këta pyetësor lidheshin me mënyrën e ushqyerjes. Ndërsa të dhënat në lidhje me faktorë të tjerë me potencial rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit, si mosha, pesha, duhanpirja dhe historia familjare, u morën nga pyetësorë të tjerë 2-vjeçarë.
Pasi analizuan të gjitha këto të dhëna, shkencëtarët zbuluan se gratë që konsumonin më shumë se 5.5 racione me fruta dhe perime çdo ditë ishin 11% më pak të rrezikuara që të zhvillonin kancer të gjirit, se ato që konsumonin 2.5 ose më pak racione.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare