Apokalipsi antibiotik, ky është emri për një botë ku antibiotikët nuk mund të largojnë infeksionet e zakonshme, sipas ekspertëve mjekësorë.
Një botë ku një sëmundje e vogla sikurse inflamacioni i fytit mund të jetë fatal për njeriun, transmeton portali arbresh.info.
Infeksionet rezistente antibiotike nënkuptojnë se bakteret që shkaktojnë infeksionin kanë evoluar për të qenë rezistent ndaj antibiotikëve që përdorim për shkak të ekspozimit të përsëritur – dhe sapo antibiotikët tanë më të fortë kanë krijuar baktere rezistente, nuk do të mbetet asnjë mënyrë për të kuruar pacientin.
Një raport i ri i OECD-së parashikon një rritje të vdekjeve të lidhura me këtë problem.
Raporti thekson Greqinë dhe Italinë si dy vendet e OECD-së që do të vuanin më shumë nga kjo, për shkak të numrit të madh të njerëzve në ato vende që e trajtojnë veten dhe fëmijët e tyre për të ftohurin e zakonshëm me antibiotikë.
Ai parashikon që midis 2015 dhe 2050, 69 mijë 774 njerëz do të vdesin për shkak të infeksioneve rezistente antibiotikëve – Kjo është 15 vdekje për 100 mijë vetë çdo vit.
Por 1200 jetë mund të shpëtohen në vit vetëm me përpjekje të vogla për të kufizuar përdorimin e antibiotikëve dhe inkurajimin e larjes së duarve./Arbresh.info/
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...