Rëndësia e vitaminës D në dimër është shumë e madhe, prandja studimet të shumta sugjerojnë që kjo vitaminë të merret si shtesë gjatë ditëve të ftohta.
Vitamina D prodhohet në lëkurë kur jemi të ekspozuar ndaj diellit dhe luan një rol të rëndëishëm në forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve, por ka edhe përfitime tjera të shumta shëndetësore, si ul tensionin e gjakut dhe parandalon një numër të konsiderueshëm kanceresh, transmeton portal arbresh.info
Në përgjithësi mjaton që të kaloni 10 deri në 15 minuta në ditë në ajër të freskët dhe në diell, në mënyrë që të merrni sasinë e konsiderueshme të kësaj vitamine.
Në dimër këtë vitamin mund ta merrni përmes ushqimeve, për shembull duke konsumuar peshk dhe të verdhën e vezës.
Vitamina D është e rëndëishëme edhe për gratë shtatzëna dhe për nënat e reja që ushqejnë fëmijët e tyre me gji, pasi të vegjlit e marrin vitaminën nga qumështi i nënës.
Kërkesa ditore e vitaminës D ndryshon në bazë të moshës. Kërkesa ditore e vitaminës D është 400 njësi në ditë, në mungesë të faktorëve të rrezikut. Dozat mund të ndryshojnë dhe të arrijnë deri në 1.000 njësi në ditë.
Mëqenëse pjesa më e madhe e vitaminës D është marrë nga rrezet e diellit, mungesa e kësaj vitamine mund të mungojë për shkak të mos ekspozimit në diell, qëndrimit në shtëpi për orë të gjata dhe nëse vishni shumë rroba.
Vitamina D zhduket te personat që abuzojnë me alkoolin dhe përdorimin e drogës. Për më tepër, përdorimi i ilaçeve të caktuara mund të ndikojë në sasinë e vitaminës D të ruajtur nga trupi ynë.
Për marrjen shtesë të kësaj vitamine, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes./arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...