Potasiumi, njohur ndryshe si kaliumi është ndër mineralet më të rëndësishme për organizmin e njeriut, kjo falë funksioneve të tij. Kaliumi luan një rol kyç në shëndetin e muskujve, sistemit nervor dhe atij kardiovaskular.
Mungesa e këtij minerali në trup ose marrja në sasi të pamjaftueshme (më pak se 47000 miligranë në ditë) shoqërohet me jo pak efekte anësore si lodhje muskujsh, tension i lartë gjaku, fryrje barku, këputje dhe ndjesi marramendje etj, Nëse rrisni nivelin e kaliumit dhe reduktoni nivelin e natriumit, ulni me gati 20% rrezikun nga goditjet në tru dhe ataket e zemrës.
Deri më tani është besuar se banania është fruti më i pasur me kalium, një banane mesatare na ofron rreth 422 mg potassium, por Living më poshtë do të listojë të gjithë listën e ushqimeve të cilat janë një burim më i mirë i këtij minerali:
Avokado-487 mg
Gjashtë kajsi të thara: 430 mg
Fasulet: 541 mg/ Fasulet e zeza 739 mg
Kosi- 579 mg kalium
Një e katërta e gotës me salsë domate na jep 669 mg potassium
Spinaqi- 839 mg
Patatet- plotësojnë gati 20% të nevojës së trupit për këtë mineral: 941 mg./living.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...