Kohëve të fundit në TikTok është bërë virale një recetë e kafesë me proteina e cila po thuhet se ka përfitime shëndetësore.
Kjo përzierje e proteinës me kafe, që njihet ndryshe si ‘’Proffee’’, mendohet të jetë efektive për humbjen e peshës si dhe një alternativë potencialisht e shëndetshme për të pirë kafe me aromë.
Mirëpo kjo recetë, sipas mjekëve, mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.
“Realiteti është se thjesht nuk është e nevojshme, dhe madje mund të jetë e dëmshme”, tha për FOX Dr. Robert Glatter, një mjek urgjence në Spitalin Lenox Hill në New York.
Glatter thekson se shumica e njerëzve tashmë konsumojnë sasi të mjaftueshme të proteinave në regjimin e tyre ushqimor. Një person 50 vjeçar që peshon 63 kilogramë dhe nuk ushtron, për shembull, duhet të konsumojë rreth 53 gramë proteina në ditë, sipas Harvard Health Publishing.
“Për më tepër, shumica e pluhurave të proteinave janë të mbushur me sheqerna të shtuara, kështu që nëse dikush vendos të shtojë proteina në kafe është e rëndësishme të sigurohet që pluhuri i proteinave i përdorur është i paëmbëlsuar dhe përmban përbërës minimalë’’, sugjeron tutje Glatter.
Konsumimi i tepërt i kafeinës së bashku me pije proteinike mund të jetë gjithashtu problematik, shkruan Fox News, përcjell Klankosova.tv.
“Konsumimi i sasisë së tepërt të kafeinës mund të çojë në aritmi zemre, presion të ngritur të gjakut dhe në fakt mund të rrisë rrezikun e dehidrimit. Në planin afatgjatë zgjedhja e një shujte me sasi të ulët të yndyrës dhe me fibra e proteina është një mundësi më e shëndetshme sesa të shtoni një lugë proteina në kafenë tuaj”, deklaroi ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...