Google ADS

Receta që forcon imunitetin tuaj

08:06 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lodhja kronike, dhimbje të vazhdueshme koke dhe tretja jo e mirë janë bërë sëmundjet më të zakonshme të jetës moderne.

Jeta shumë dinamike që shumica prej nesh kanë sot lë shumë pak kohë për t’iu përmbajtur shprehive të shëndetshme.

Nëse shpesh nuk keni kohë dhe nuk mund të mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor, të mirë ekulibruar, ju rekomandojmë një recetë natyrore që do të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Receta ka disa përbërës të zakonshëm, që me shumë gjasë ju tashmë i keni në shtëpitë e juaja.

Plus, është shumë e lehtë për t’u përgatitur që do të thotë se nuk do të marrë shumë nga koha juaj.

RECETA

Përbërësit:

3 degë rozmarine

3 limonë

250 gr mjaltë

1 l ujë

Si ta përgatisni?

Pastroni limonët mirë. Por në rast se limonët nuk janë organikë, atëherë paraprakisht vendosni ata në ujë që më herët keni hedhur një lugë gjelle kripë dhe një lugë gjellë sodë bikarbone.

Lërini të qëndrojnë kështu për disa orë dhe më pas pastroni mirë. Kjo do të bëjë që pesticidet që janë përdorur në rritjen e limonëve të largohen.

Kur të keni pastruar limonët, preni dhe shtoni në litrin e ujit. Më pas shtoni rozmarinën dhe lëreni këtë përzierje të vlojë.

Zieni deri atëherë kur gjysma e ujit të avullohet. Pasi ta largoni nga zjarri dhe përzierja të jetë ftohur, shtoni mjaltin dhe përzieni mirë.

Këtë lëng vendoseni në një kavanoz qelqi dhe konsumojeni në baza ditore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme