Anemia është një gjendje që shfaqet kur trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut për të transportuar oksigjen në të gjitha pjesët e trupit. Si rezultat, mund të ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të dobët.
Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, përqendrimin e dobët, dobësimin e imunitetit, presionin e ulët të gjakut, inflamacionin e gjuhës, rrahjet e shpejta të zemrës, temperaturën, marramendjen, dobësinë, zbehjen, ndjenjën e ftohtësisë në gjymtyrë, trishtimin, depresionin, çrregullimet e gjumit dhe uljen e oreksit, transmeton portal arbresh.info
Disa forma të anemisë janë të trashëguara, dhe gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj anemisë për shkak të mungesës së hekurit të shkaktuar nga humbja e gjakut për shkak të menstruacioneve dhe rritjes së nevojës për furnizim me gjak gjatë shtatzënisë.
Ndërkaq, njerëzit e moshuar janë gjithashtu në rrezik të madh të zhvillimit të anemisë për shkak të dietës së dobët dhe kushteve tjera shëndetësore.
Megjithatë, anemia mund të trajtohet përmes ushqimit dhe receta më e mirë këtë është:
200ml mjaltë
200gr arra
200gr rrush të thatë
200ml lëng karrote
200ml lëng panxhari
2 limonë
Përgatitja:
Lani 2 limonë. Pritini ato në gjysmë dhe hiqni farat. Grini së bashkë me lëkurë dhe vendosni në një kavanoz të madh. Limonit të bluar shtoni mjaltin, lëngun e panxharit të shtrydhur dhe lëngun e karotave dhe përzieni. Përzierjes i shtoni arra të grira imët dhe rrushin e thatë. Do të merrni rreth 1 kg substanca medicinale të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Merrni një lugë gjelle tri herë në ditë para ngrënies. Kavanozin ruajeni në frigorifer./arbresh.info/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...