Nëse dëshironi lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme, atëherë duhet të kujdeseni për trupin.
Kjo do të thotë se duhet të hani shëndetshëm, ta pastroni fytyrën të paktën dy herë në ditë dhe asnjëherë të mos flini në gjumë me makijazh në fytyrë
Gjithashtu, duhet ta keni parasysh se shumica e produkteve për pastrimin e fytyrës mund të jenë të mbushura me kimikale dhe t’ju shkaktojnë dëme të ndryshëm, transmeton Telegrafi.
Por, ndryshe nga kjo, ekzistojnë metoda natyrale të cilat mund të përdoren për ta arritur një lëkurë të shëndetshme dhe pamje joshëse. Përbërësit natyral janë të duhurit edhe për lëkurat më të ndjeshme.
Nëse dëshironi të kujdeseni për veten në mënyrë natyrale, atëherë ju duhet vetëm vaj kokosi dhe sodë buke – të cilat me shumë gjasë i keni në kuzhinë. Ky pastrues i fytyrës është tejet efektiv dhe i dobishëm për çdo njeri.
Përbërësit:
– Gjysmë gote vaj kokosi
– Gjysmë gote sodë buke
Nxeheni kokosin në mënyrë që të shndërrohet në lëng dhe pastaj përzieni me sodë buke. Pas kësaj, ju do të fitoni një lloj paste, të cilën duhet ta aplikoni në fytyrë.
Pasi ta fërkoni fytyrën me produktin e fituar, pastrojeni me ujë të nxehtë dhe procedurën përsëriteni tri herë në javë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...