Google ADS

Receta me xhenxhefil për të trajtuar ftohjen, kollën dhe gripin

21:57 | 12 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ftohjet, kolla dhe gripi janë të zakonshme, pa marrë parasysh moshën dhe gjininë,  megjithatë ju duhet të përgatisni mirë se si të përballeni me sëmundje të tilla.

Trajtimet farmaceutike mund të ju ndihmojë, por së pari provoni disa metoda natyrale, të cilat nuk sjellin efekte anësore, transmeton portali arbresh.info

Nëse hunda juaj është e mbingarkuar ose keni stomak të irrituar, xhenxhefilli mund të ju ndihmojë shumë.

Limon, xhenxhefil dhe mjaltë

Përbërësit:

2 copa limon
2 copë xhenxhefil i freskët
2 lugë gjelle mjaltë
1 enë qelqi

Përgatitja:

Pastroni limonin dhe xhenxhefilin dhe ndani në feta. Më pas i vendosni në enën e qelqit dhe shtoni mjaltin. Mbylleni mirë dhe ruani në frigorifer. Kjo recetë qëndron deri në një muaj.

Sapo të shfaqen shenjat dhe sipmtomat e para të gripit, konsumoni nga 2 deri në 3 lugë të mesme në ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme