Diabeti është një nga sëmundjet më të shpeshta të ditëve moderne.
Shprehitë e të ushqyerit dhe mënyra e jetesës kanë një rol shumë të madh në shëndetin e përgjitshëm. Por edhe ambienti në të cilin jetojmë ka një rol poashtu të madh.
Statistikat tregojnë se numri i personave që janë diagnostifikuar me diabet është gjithmonë e më shumë në rritje.
Por a e dini se përpos terapisë së mjekut, që zakonisht ka të bëjë me marrjen e insulinës ju mund ta trajtoni këtë sëmundje edhe në mënyrë natyrale?
Receta e mëposhtme mund të përdoret para se të filloni me marrjen e insulinës ose edhe nëse jeni duke marrë insulin ju prapë mund ta përdorni atë si një trajtim shtesë për të ndihmuar funksionimin e pankreasit.
Kjo recetë është shumë e thjeshtë, por jashtëzakonisht efektive si dhe do të normalizojë nivelet e sheqerit në gjak e largojë lëngjet e tepërta nga trupi!
Përbërësit:
1 shishe ujë mineral (2 L)
1 presh me gjithë rrënjë
Mënyra e përgatitjes:
Pastrojeni preshin dhe lëreni të qëndrojë në ujë mineral. Lëreni të qëndrojë kështu për 24 orë dhe më pas mund ta konsumoni gjatë gjithë ditës në vend të ujit të zakonshëm që konsumoni.
Këtë ujë mund ta konsumoni aq sa doni pra nuk ka një sasi të caktuar që duhet të konsumohet gjatë ditës. Nëse uji që keni përgatitur ju shpenzohet, atëherë përgatitni sërish të freskët.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...