Natyra është burimi kryesot për shumë kura mjekësore, prandaj gjithmonë u duhet dhënë përparësi mjeksisë natyrore, e cila nuk ka efekte anësore.
Receta që do të sjell portal arbresh.info është shumë efektive për sistemin imunitar dhe humbjen e peshës.
Përzierja e limonit me farët chia është ideale për përdorim në rastet e parandalimit të gripit, në pastrimin e trupit dhe parandalimin e kolesterolit të keq. Kombinojini ato në një pije dhe ju mund të humbi edhe peshën e padëshiruar.
Përpos këtyre të mirave, kjo pije përmban edhe shumë vitamina që janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm.
Përbërësit:
1 lëng limoni
1 lugë gjellë fara chia
1 lugë gjelle mjaltë
½ gotë ujë
Përgatitja:
Vendosni farat në gotën me ujë dhe lërini të qëndrojnë aty deri sa të thithin ujin. Më pas përzieni të gjitha ato në blender.
LEXO EDHE: Shëndeti i veshkave, kura me limon dhe majdanoz që funksionon
Pijen konsumoni çdo mëngjes për të përshpejtuar metabolizmin tuaj dhe për të humbur peshë shpejt.
Limoni përmban vitamina C, B dhe P, fibra, kalium, fosfor, fluor, natrium, magnez, hekur dhe kalcium.
Farat Chia janë të mbushura me fibra, kalcium, proteina, acide yndyrore omega 3 çka i bën ata eleminues të shkëlqyeshëm të ankthit ushqimor./arbresh.info/
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe