Receta 6, 000-vjeçare që ua kthen forcën dhe energjinë

21:47 | 18 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ky trajtim është përmendur edhe të Iliadën e Homerit nën emrin Introin. Është një nga ushqimet më të shijshme që do të hani dhe është shumë i shëndetshëm.

Kjo recetë përbëhet vetëm nga dy përbërës që janë mjalti dhe farat e susamit, transmeton portali arbresh.info

Vetëm me këta dy përbërës ju do të përfitoni zink, hekur, fibër, kalcium dhe të gjitha mineralet tjera të shëndetshme.

Ky kombinim do të ju ndihmojë në luftën kundër yndyrës në gjak dhe kolesterolit të lartë. Rrahja juaj e zemrës do të bëhet e rregullt dhe presioni i lartë i gjakut do të ulet. Do të ndjeheni më energjik dhe më të fortë.

Sipas një studimi të fundit të publikuar në “Journal Clinical of Nutrition” thuhet se mjalti dhe farat e susamit parandalojnë depresionin, sklerozën e shumëfishtë dhe presionin e lartë të gjakut.

Për këtë recetë ju duhen:

300gr fara susami
300gr mjaltë ogranik

Të dy përbërësit i përzieni mirë deri të fitoni një masë homogjene dhe vendoseni në frigorifer, ose lëreni të qëndrojë në një vend të ftohtë dhe të errët. Këtë përzierje mund ta konsumoni kurdo që dëshironi gjatë ditës.  Pas 2 -3 ditësh do të ndjeheni shumë më të fortë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme