Shkencëtarët në Brazil e kanë lidhur rezistencën ndaj masave të sigurisë për COVID-19, të tilla si mbajtja e një maske, me tiparet e Çrregullimit të Personalitetit Anti-Social
Studimi i tyre ishte i pari i këtij lloji në Amerikën Latine dhe anketoi mbi 1500 njerëz të moshës 18-73 vjeç.
Duke përdorur një pyetësor, shkencëtarët kërkuan të identifikojnë impulsin e tyre për të vepruar ndaj “ndjenjave” të nxitura nga një person tjetër dhe bënë një seri pyetjesh të personalitetit në lidhje me atë se sa e përfaqësonin sjelljen e tyre deklarata të caktuara.
Sondazhi gjithashtu pyeti në lidhje me pajtueshmërinë me masat e COVID-19, të tilla si përdorimi i maskës.
Gjatë analizimeve, u identifikuan dy profile: një profil antisocial, ku njerëzit ishin rezistentë ndaj masave të sigurisë COVID-19 dhe një profil modeli empatie.
Profili antisocial ishte i lidhur me rezultate më të larta në pyetjet e personalitetit që kishin të bënin me “pashpirtësinë, mashtrimin, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjësinë, manipulimin dhe marrjen e rrezikut” të cilat janë tipike për Çrregullimin e Personalitetit Antisocial.
Ky grup gjithashtu kishte rezultate më të ulëta në rezonancën afektive.
Profili i modelit empatik tregoi rezultate më të larta në rezonancën afektive dhe rezultate më të ulëta në tiparet e shoqëruara me Çrregullimin e Personalitetit Antisocial (Antisocial Personality Disorder – ASPD).
Rezonanca afektive lidhet me tendencën që ka një person për të përjetuar të njëjtin ndikim apo emocion, teksa sheh një ngjarje që ndikon apo prek emocionalisht dikë tjetër.
Ekipi që kreu studimin tha se ata shpresonin që gjetjet do të ndihmonin për të bindur zyrtarët shëndetësorë të bënin më shumë për të edukuar njerëzit dhe për të ndikuar në politikat e tyre.
Ndërsa protestat në të gjithë botën janë zhvilluar përsa i përket mbajtjes së maskave, efektiviteti i tyre vazhdon të provohet në një numër në rritje të studimeve.
Guardiola “ankohet” se nuk ka lojtarë, City i ga...
Kurti për Ditën e Veteranëve bëri nderime te Kompleksi Memor...
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle