Mund të mjaftojë thjeshtë dhe vetëm një kontroll i lëkurës, ku shihen prani nishanesh për të zbuluar mundësinë e prekjes nga tumori i gjirit tek një grua.
Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur dy studime, njëri i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetri në Francë, duke zbuluar lidhjen mes nishaneve në lëkurë, sidomos nëse janë në sasi të madhe dhe tumorit.
Studimet janë publikuar në revistën shkencore “PLOS Medicine”, dhe janë zhvilluar përkatësisht nga Jiali Han i Indiana University dhe Marina Kvaskoff e INSERM, në Francë. Dy studimet përfshinë dy grupe grash të prekura, të cilat u monitoruan për mesatarisht 20 vjet, transmeton noa.al.
Grave amerikane ju kërkua që të numëronin nishanet e pranishme në krahun e tyre të djathtë dhe me përmasa më shumë se tre milimetra dhe studiuesit vlerësuan se një femër me më shumë se 15 nishane në këtë hapësirë të trupit rrezikon me 35% më shumë që të preket nga tumori i gjirit, në raport me një tjetër pa nishane ose fare pak të tillë.
Ndërsa në studimin francez, studiuesit ju kërkuan grave që të thoshin nëse kishin pak, shumë ose shumë fare nishane në trup. Kështu rezultoi se femrat me prani të madhe nishanesh në trup rrezikonin me 13% që të prekeshin nga kanceri i gjirit, shkruan noa.al.
Studimi konstatoi se prania e hormoneve steroide, testosteroni dhe estrogjeni në gjak, të njohur prej kohësh si të lidhur me kancerin e gjirit, kanë lidhje të ngushtë edhe me numrin e nishaneve në lëkurë.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...