Një turiste në Tajlandë është bërë personi i parë jashtë Kinës, që është diagnostikuar me një virusin e ri, i ngjashëm me pneumoninë, që tashmë ka infektuar dhjetëra njerëz.
Autoritetet thanë se gruaja është izoluar pasi ka arritur në aeroportin e Bankokut nga Vuhani, qytet në lindje të Kinës, ku shpërthimi i virusit ka nisur në dhjetor.
Deri më tani janë regjistruar 41 raste me këtë virus, ndërsa një person ka humbur jetën.
Ai është identifikuar si një koronavirus, i cili mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.
Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3. Ai e ka pasur origjinën në Kinë.
Në total ka infektuar mbi 8,000 njerëz në 26 vende të botës.
Kina është shpallur e pastër nga Sars-i në maj të vitit 2004.
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...