Rakia me mjaltë ngre imunitetin

08:46 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Për të bërë liker të mirë, ju nevojiten vetëm tre përbërës.
Rakia apo likeri nga mjalti, siç e quajnë njerëzit, është pije tradicionale natyrale alkoolike, ndërkaq kur konsumohet me masë bën pjesë ndër pijet shëruese.

Pihet e ftohur dhe si aperitiv, forcon imunitetin, mbron nga infeksionet dhe përmirëson pasqyrën e gjakut.

Për të bërë liker të mirë, nevojiten 1 litër raki kumbullash, 400 ml ujë të distiluar dhe 300 g mjaltë.

Përgatitja bëhet duke e shkrirë mjaltin në raki, pastaj shtohet uji i distiluar, transmeton Telegrafi.

Likeri i përgatitur kështu duhet të qëndrojë një muaj në vend të errët, duke e tundur herë pas here. Pastaj, duhet të kullohet në filtër.
Fortësia varet nga sasia e ujit të distiluar, nëse e dëshironi më të fortë, qitni më pak ujë të distiluar.

Nëse likerit i shtoni edhe pak propolis, do të jetë edhe më shërues, mirëpo kini kujdes – likeri konsiderohet ndër pijet të më të rrezikshme, sepse është i ëmbël, i shijshëm dhe lehtë rrëshqet nëpër fyt, prandaj kur njëherë filloni të pini, mbase do ta keni të vështirë të ndaleni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme