Mikrobiologu Lul Raka ka përsëritur se qëndrimi në shtëpi dhe distancimi social janë e vetmja mënyrë për ta luftuar pandeminë Covid-19.
Në një intervistë në Klan Kosova, ai bëri apel tek të gjithë qytetarët që t’ju shmangen tubimeve.
“Nëse bëhen lëvizje të njerëzve edhe nëse merret si pretekst që numri i rasteve qenka i vogël, është gabim i pafalshëm”.
“Është herët për ta deklaruar të mbyllur betejën kundër koronavirusit”.
“Është trekëndëshi i aktiviteteve dhe veprimeve. Kemi qeverinë, pastaj institucionet shëndetësore duke filluar nga kujdesi parësor deri tek Klinika Infektive dhe IKSHPK dhe shtylla e tretë, jo më pak e rëndësishme por më e rëndësishmja në këtë rast, sjellja e qytetarëve të Kosovës. Zbatimi i rekomandimeve dhe këshillave që i kemi propozuar që gati një muaj është masa e vetme me të cilën mund ta luftojmë koronavirusin”.
Mikrobiologu ka tërhequr vërejtjen se mjafton moskujdesi i një personi që të ketë pasoja të mëdha.
Raka gjithashtu ka përmendur një element tejet të rëndësishëm të pandemisë së koronavirusit.
“Sipas raporteve të publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, 25% e personave që nuk kanë simptoma e kanë virusin. Çdo i katërti nuk ka shenja dhe simptome. Këta persona që nuk kanë simptome dalin grumbullohen dhe thonë se “nuk kam asgjë” – këta janë rreziku me i madh”.
“Çdo i katërti potencialisht mund ta ketë virusin dhe të mos ketë simptoma, t’i zhvillojë pas disa ditësh apo edhe mund të mos i zhvillojë fare”.
Raka gjithashtu tha se Kosova ka ndërmarrë masa të menjëhershme, mirëpo është tejet e rëndësishme që të vazhdohet qëndrimi në shtëpi dhe te mbahet distanca sociale.
Sa iu përket projeksioneve lidhur me zhvillimin e përhapjes së Covid-19, Raka tha se secili vend ka specifikat e veta dhe se koha e dyfishimit të rasteve ndryshon në terrene të ndryshme – maksimumi mund të jetë 10 ditë, ndërsa mesatarja 4-5 ditë.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh