Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të radiografive të dhëmbëve është i dëmshëm.
Në kongresin e 20-të, të mjekëve dentistë që po mbahet në Itali, theksohet se radiografitë panoramike të dhëmbëve që tashmë janë kthyer në rutinë, mund të shtojnë shumë rrezikun e sëmundjeve të tiroides dhe shfaqjen e disa tumoreve.
Sipas ekspertëve, rrezet e aparaturave nuk janë të njëjta dhe jo gjithnjë janë të nevojshme për çdo problem. Edhe pse janë të domosdoshme për diagnostikimin e disa problemeve, jo vetëm te dhëmbët, por edhe në pjesët e tjera të trupit, sasia e rrezeve që në marrim nga një radiografi apo skaner janë të barabarta me ato që marrim në një vit nga burime të tjera në jetën e përditshme.
Për këtë mjekët këshillojnë që këto lloj kontrollesh të mos jenë të shpeshta dhe të kryhen kur janë vërtet të domosdoshme dhe mos bëhemi të varur nga to./drrlajm/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...