Qytetarët e Ferizajt tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, për të gjitha rastet që dyshojnë se janë të prekur me virusin COVID-19 apo i njohur si coronaVirus. Kjo pasi që me kërkesën e Ministrisë sFë Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, vuri në dispozicion këtë numër emergjent për të reaguar menjëherë në rastet e dyshuara me COVID-19.
Sipas një njoftimi të Komunës së Ferizajt, ekipet profesionale te mjekëve vazhdimisht po ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e nga ku doli konstatimi i bazuar nga raportet e punës se Ferizaji ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.
“Këtë konstatim shprehu koordinatori lokal për këtë çështje, njëkohësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi. Apeli për të qëndruar në shtëpi, për të shmangur daljet e panevojshme është i domosdoshëm për ta tejkaluar më lehtë këtë situatë”, thuhet në njoftim.
Pëlqimi për Sarën ishte lojë? Fitimi pas eliminimit zbulon t...
Parashikimi i motit për sot
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...