Shumë prej qytetarëve të Republikës së Kosovës kur ju nevojitet shëndetësia ballafaqohen me probleme të ndryshme në vend. Madje, të njëjtit detyrohen që të blejnë barna nga ‘xhepat e tyre’ për shërimin e ndonjë sëmundje.
Një rast të tillë e ka treguar për “Indeksonline” një qytetarë i cili ka dashur të mbetet anonim në këtë medium.
Ai ka thënë se para disa muajsh ka kryer një operacion në pjesën e poshtme të trupit.
Sipas tij, operacioni ka përfunduar me sukses të madh, por ky qytetar ishte detyruar që të blinte barna me parat personale për këtë lloj operacioni.
“Unë përmes mediumit tuaj dëshiroj të tregojë një të vërtetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kam qenë i shtrirë në njërin prej reparteve të klinikës në QKUK, duke mos e specifikuar se cilin repart, pra edhe vendi të jetë në kushte anonimiteti. Para disa muajsh kam pasur një operacion në pjesën e poshtme të trupit, ku përkundrazi që ka qenë në mënyrë përfekte, pjesa materiale e këtij operacioni ka qenë paksa e gabuar. Pothuajse gati gjysmën e furnizimin me barna e kam bërë personalisht me parat e mija për këtë operacion”, ka thënë qytetari duke mbetur në anonimitet.
Lidhur me këtë, ‘Indeksonline’ ka kontaktuar edhe me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar për të mësuar se si është gjendja e furnizimit të barnave për pacientët kosovar.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni ka treguar se për këtë çështje është ndarë buxhet shtesë nga Qeveria e vendit. Sipas tyre, ka disa mungesa të barnave. Mirëpo, të njëjtat ‘kinse’ po arsyetohen.
“Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar ju njofton se falë koordinimit të mirë ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë gjendja është përmirësuar krahasuar me periudhat e kaluara. Në këtë përmirësim ka ndikuar edhe ndarja e mjeteve apo buxhetit shtesë nga ana e Qeverisë së Kosovës.Ka disa mungesa që kryesisht mund të lidhen me mungesën e kontratave valide nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet më tej në këtë përgjigje.
Më tej, ky institucion ka shpjeguar se për furnizimin e barnave janë në kontakt direkt me dikasterin e shëndetësisë.
Sipas QKUK-së në vitet e ardhshme do të ketë furnizim të mjaftueshëm të barnave për pacientët në nevojë.
“Kontaktet me Ministrinë janë të vazhdueshme dhe presim që edhe më tutje të ketë përmirësime.
Por marrë në përgjithësi vërehet përmirësim në furnizim me barna dhe me material të nevojshëm për punë”, thuhet në fund të përgjigjes së QKUK-së.
Ndryshe, ‘Indeksonline’ ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.
Sipas përgjigjes së QKUK-së, qytetarët do të shpresojnë që viti i ardhshëm të jetë më konstruktiv për ta në aspektin ekonomiko-financiar./Indeksonline/
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...