Qumështi i sqeporit mund të ndihmojë për të luftuar një nga problemet më kanosës të njerëzimit, rezistencën ndaj antibiotikëve, thonë shkencëtarët. Krijesat e çuditshme kanë një sqep si të rosës, këmbë helmuese dhe janë një nga 2 gjitarët të aftë për të pjellë vezë.
Shkencëtarët australianë zbuluan në vitin 2010 se qumështi i kësaj kafshe gjysmë-ujore përmban një proteinë të fuqishme që mund të luftojë superbakteret. Ata kanë gjetur tani arsyen dhe thonë se mund të çojë në krijimin e një lloji të ri të antibiotikëve, shkruan BBC përcjell Shendeti.com.al.
Sqeporët janë gjitarë të vegjël të aftë për të pjellë vezë dhe prodhuar qumësht. Ata nuk kanë thithka, por e kanë qumështin në bark dhe i ushqejnë të vegjlit e tyre me anë të djersitjes.
Sipas studiuesve, ky proces i ushqyerjes mendohet se lidhet me vetitë e tij antibakteriale.
“Sqeporët janë kafshë të çuditshëm që kanë një biokimi të çuditshme”, thotë dr. Janet Newman, nga agjencia kombëtare e shkencave CSIRO në Australi.
Ndryshe nga gjitarët e tjerë, ku thithkat e tyre kanë evoluar në një mënyrë të tillë që të jenë sterile për t’u dhënë gji të vegjëlve, qumështi i sqeporëve është i ekspozuar jashtë, duke i rrezikuar kështu të vegjlit e tyre nga bakteret e rrezikshme.
Proteina unike antibakteriale që qumështi i tyre përmban mund të jetë mbrojtësi i kafshës kundër këtyre baktereve, beson dr. Julie Sharp, nga Universiteti Deakin.
Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme apo plagë të lehta. Rezistenca antimikrobiale ndodh kur bakteret krijojnë një tolerancë kundër antibiotikëve dhe e kalojnë këtë rezistencë në një gjeneratë tjetër të baktereve, duke prodhuar kështu super-baktere.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...