Si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë, po cilësohet dhe qumështi i dhisë!
Për shkak të vlerave që ai posedon shpesh dhe keni dëgjuar nga metoda të gjyshërve, për përgatitjen dhe përdorimin e tij, por tashmë dhe shkenca po vërteton se qumështi i dhisë është tejet i rëndësishëm për forcimin e kockave pasi është pasur me zink dhe kalcium, transmeton Klan Kosova.
Përveç kësaj qumështi i dhisë përmbanë dhe antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë gjithnjë sistemin imunitar.
Studimet kanë treguar se ky qumësht tretet më lehtë se qumështi i lopes dhe ka një nivel më të ulët të alergeneve.
Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur.
Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti. /Klan Kosova/
Mot në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot