Google ADS

Qumështi i artë me një erëz të veçantë që ju bën të ndiheni 10 vite më të rinj!

13:06 | 2 Nëntor 2017
L G

Njerëzit shpenzojnë qindra miliona dollarë në vit për kremrat e lëkurës apo trajtime për t’i bërë ata të duken dhe të ndihen më të rinj, më tërheqës dhe më energjikë. Por ne ju propozojmë diçka me më pak kosto dhe shumë efektive.

Kjo pije është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë shumë përfitime nga shafrani në baza ditore, së bashku me fuqinë antioksiduese të piperit të zi.

Hapi 1: Pastë me shafran Indie

Përbërësit:
1/4 gotë me shafran pluhur i Indisë
1/2 lugë me piper të bluar
1/2 filxhan me ujë të filtruar

Përgatitja:
Vendosini të gjithë përbërësit në një tas. Trazojini vazhdimisht derisa të fitoni një përzierje të trashë homogjene. Pasi të jetë gati, futeni në frigorifer dhe lëreni të paktën 2 orë.

Hapi 2: Qumështi i Artë

Përbërësit:
1/4 lugë gjelle me shafran
1 filxhan çaji me qumësht bajameje
1 lugë gjelle vaj kokosi
1 lugë gjelle me mjalt

Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një tenxhere, përveç mjaltit dhe trazojini vazhdimisht në zjarr mesatar për 5 minuta. Pasi të jetë gati hidheni në një enë dhe shtojini mjaltin. Në fund i bashkojmë të dyja përbërjet bashkë.
Filloni ta pini këtë përzierje çdo ditë dhe do të habiteni nga rezultatet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme