Hamburgerët dhe qumështi mund të rrisin rrezikun që të prekeni nga artriti reumatik, thotë një studim i ri.
Studiuesit kanë zbuluar që prejardhja e një bakteri që shkakton këtë sëmundje gjendet në qumësht dhe mishin e lopëve dhe ajo mund të shkaktojë zhvillimin e kësaj sëmundje sidomos të atyre që gjenetikisht janë në rrezik prej saj.
Mykobakteria avium subspecies paratuberculosis, është lloji bakterial, e cila është zbuluar në gjysmën e lopëve në SHBA dhe mund të shpërndahet tek njerëzit gjatë konsumit të qumështit të infektuar, mishit dhe produkteve të fertilezuara nga plehu i kafshëve.
Studimi është botuar në “Frontiers in Cellular and Infection Microbiology”, është i pari që lidh produktet nga lopët në një sëmundje të përbashkët dhe mund të na drejtojë të një trajtim më i mirë i artritit dhe kësaj baktere.
Artriti reumatik, i cili prek afër 1.3 milion të rritur në SHBA, është një sëmundje autoimune inflamatore që mund të shkaktojë dhimbje kronike dhe deformime të trupit.
Gjendja shkakton sulme në sistemin imunitar dhe qelizat e shëndoshë, që rezultojnë në dhimbje të lartë në pjesë të ndryshme të trupit.
“Ne nuk e kemi ditur shkaktarin e artritit reumatik kështu që jemi të kënaqur me zbulimin e bërë”, thotë studiuesja Dr. Shazia Beg, reumatologe në Universitetin e Floridës Qendrore.
Për studim, janë analizuar shembujt e gjakut të 100 njerëzve.
Ata kanë zbuluar që 78 për qind e atyre që ishin me artrit reumatik kishin në gjak një variant të gjenit PTPN2/22, apo rreth 40 për qind e numrit të testuar pozitiv nga bakteri i lart shënuar.
“Ne besojmë që individët që lindin me këtë mutacion gjenetik janë më të ekspozuar ndaj bakterit pasi që konsumojnë qumësht apo mish të kontaminuar nga plehu i infektuar që e shkakton rrezikun për t’u prekur nga artriti reumatik”, thotë Dr Saleh Naser, specialist dhe studiues i sëmundjeve infektive.
Edhe pse qumështi konsiderohet i mirë për eshtra, nyjat janë një tjetër çështje për disa njerëz të tjerë.
E njëjta skuadër kishte ndërlidhur më parë mundjen e Crohnit – një çrregullimit inflamator kronik me traktin gastrointestinal.
“Këtu i kemi dy sëmundje inflamatore – e para ndikon në zorrët e brendshme dhe tjetra i bashkohet dy të tjerave duke shkaktuar defekt gjenetik e që trajtohen më të njëjtën ilaç”, thotë Dr Naser.
Artriti reumatik zakonisht shkakton dhimbje të mëdha në duar, kyçe dhe gjunjë.
Gratë janë tri herë më të prira që të sulmohen nga kjo sëmundje se burrat. Familjet të cilat kanë një histori me artrit reumatik po ashtu mund ta trashëgojnë këtë sëmundje. /express/