Google ADS

Qumësht me hudhra, cilat janë përfitimet e pijes magjike që shëron gjithçka

02:26 | 13 Prill 2017
Trina Galanxhi

Në artikujt tanë të mëparshëm kemi folur vazhdimisht për hudhrën, për vlerat e saj ushqyese, për shijen e shkëlqyer që u jep gjellërave e recetave të ndryshme.

Por keni menduar ndonjëherë ta përdorni me qumësht? Për shumë njerëz ideja mund të tingëllojë si diçka e çmendur, duke patur parasysh erën tipike të hudhrës, por sipas studimeve të fundit kjo recetë është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut.

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht
  • 10 thelpinj hudhër të qëruara
  • 2-3 lugë gjelle me sheqer
  • 250 ml ujë i ftohtë

Në një tenxhere të thellë shtoni ujin dhe hudhrën.

Pasi të shihni fluskat e para të vlimit, shtoni hudhrën të cilën e keni grirë më parë dhe vazhdoni me përzierjen.

Pas disa përzierjeve, ulni temeraturën dhe lëreni që një pjesë e masës të avullojë.

Në fund filtrojeni dhe shtoni sheqerin për ta ëmbëlsuar.

Kjo pije magjike ndikon ndikon në përmirësimin e këtyre problemeve shëndetësore:

Astma: Në qoftë se konsumoni tre thelpinj hudhër çdo natë, ndihmoni rrugët e frymëmarrjes të çlirohen nga toksinat, duke lehtësuar në këtë mënyrë simptomat e astmës.

Verdhëza: Hudhra është e pasur me squfur, alicinë dhe selen.

Këta tre përbërës aktivizojnë enzima të posaçme që eleminojnë toksinat nga organizmi.

Konsumi i qumështit me hudhër ndihmon gjithashtu edhe të luftoni verdhëzën.

Duke e konsumuar rregullist, verdhëza do të zhduket brenda katër ditësh.

Sëmundjet kardiake: Kjo pije ul nivelin e kolesterolit të keq LDL, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon koagulimin e gjakut.

Kolla: Hudhra ka efekte antibakteriale dhe ndihmon në kurimin e shumë patologjive.

Një prej tyre është edhe kola e thatë.

Nëse doni mund t’i shtoni edhe mjaltë dhe pas xhinxher për ta bërë akoma më efektiv veprimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme