Qumësht apo lëng portokalli për mëngjes?

23:14 | 13 Maj 2020
Trina Galanxhi

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit.

Lëngu i portokallit

Avantazhet

Një gotë me lëng portokalli të freskët përmban 110 kalori dhe plotëson dozën e plotë të nevojshme të vitaminës C.

Kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmet që i shkaktohen nga dielli dhe ndotja mjedisore.

Disavantazhet

Nëse e teproni me lëngun e portokallit do të dëmtoni enamelin e dhëmbëve.

Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që pijnë lëng portokalli çdo ditë për pesë ditë me rradhë humbasin fortësinë e enamelit të dhëmbëve me 84 përqind.

Ndikim më të keq kanë pijet energjike dhe ato të gazuara, që kanë nivel aciditeti më të lartë dhe më të dëmshëm.

Qumështi

Një gotë me qumësht plotëson 20 përqind të nevojave ditore për proteinë dhe gjysmën e nevojës ditore për kalçium.

Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pijnë qumësht në mëngjes kanë më pak gjasa ta teprojnë me ushqimin në vaktin e rradhës.

Kjo vjen falë natyrës plotësuese të proteinës dhe faktit se kalçiumi rregullon hormonet që kontrollojnë peshën trupore.

Disavantazhet

Yndyra tek qumështi i plotë është e ngopur dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si edhe gjasat e mbipeshës.

Në aspektin mjedisor, qumështi jo-organik vjen nga kafshë të ushqyera me antibiotikë dhe hormone.

Cila alternative eshtë më e mirë

Zgjidhni qumështin. Ai është shumë miqësor me dhëmbët sepse përmban kalçium.

Megjithatë, sigurohuni që të jetë organik dhe pa pesticide, fertilizues, antibiotikë dhe hormone.

Një qumësht i tillë ju pajis me të njëjtët antioksidantë si lëngu i portokallit.

Qumështi organik përmban 75 përqind më shumë beta karoten dhe 50 përqind më shumë vitamin E që lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi përmban 70 përqind më shumë acide yndyrore omega-3.

Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga lëngu i portokallit, por mbase jo në mëngjes.

Megjithatë, përpiquni ta hani portokallin si frut, në mënyrë që të merrni vlerat më të mira.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është që të shpëlani gojën pasi të keni pirë lëng portokalli./vizionplus/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme