Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH, i lindur më 1954, t’i hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit ( stomakut ), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut ( Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë.
“Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut ( siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë.
Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.
Në përvojën e ekipit mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.
Ekipa operatore përbëhej nga: Dr.sci. Rexhep Kasumaj, Dr.sci. Isa Haxhiu ,Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë, Dr. Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve, Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...