Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të mbetet e mbingarkuar me pacientë.
Sipas raportit javor të kësaj klinike, për një javë ka pasur 643 pacientë që kanë kërkuar shërbime shëndetësore.
Nga numri i përgjithshëm, 105 raste kanë qenë të reanimuara, 129 vizita kirurgjike, 264 vizita internistike, 109 raste ortopedike.
112 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika, 44 në klinikat kirurgjike, 50 në klinikat internistike,14 në ortopedi dhe 5 në kuadër të mjekimit intensiv qendror.
Klinika Emergjente apelon tek të gjithë pacientët që mos të mbingarkojnë emergjencën, por fillimisht të drejtohen tek qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet e përgjithshme, kurse në emergjencë të drejtohen vetëm me referim nga këto qendra shëndetësore.
Mevlani dhe Xheneta të pakënaqur me punën në lavanderi
Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve
21-vjeçari kosovar ekstradohet në Britani pasi akuzohet për ...
Goditet rrjeti i trafikut të drogës drejt Greqisë
Vuçiq takohet me Orbanin në Budapest
Mevlani hedh kunja ndaj Vullnetit dhe Gresës: Sot fillon ske...