Google ADS

Qetësoni dhimbjen e dhëmbëve tek bebet duke masazhuar këtë pjesë të trupi

01:03 | 26 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Siç mund ta dini një foshnje nuk ka mënyra të tjera për të komunikuar përveç të qarës, qoftë kur ka uri, vapë, ftohtë, dëshirë për përkëdhelje, dhimbje etj. Dhe të kuptoni arsyet nuk është e thjeshtë.

Ju nevojitet kohë para se mund të arrini të dalloni llojin e të qarës, pikërisht për këtë sot po ju tregojmë një guidë dhe këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë për të qetësuar foshnjën tuaj. Sipas ekspertëve, masazhet janë shumë të këshilluara për të lehtësuar shqetësimin e një foshnjeje, por e dini cilat janë pikat kyçe të këmbës që duhet të masazhoni kur ai ka dhimbje koke dhe po i dalin dhëmbët? Provoni të masazhoni pjesën ku gjendet ngjyra vjollcë dhe do të arrini të lehtësoni këto dhimbje.

Vendosuni në një pozicion të rehatshëm së bashku me beben. Nqs bebja është jo i qetë dhe i tensionuar, përpiquni ta qetësoni duke e përkëdhelur , folur, duke vendosur kontakt sy me sy dhe duke e filluar masazhin me prekje qetësuese.  Rrëshkiteni dorën gjatë gjithë gjatësisë së treguar në foto, lëvizeni në artikulacion dhe më pas masazhoni shputën dhe gishtat. Për të masazhuar barkun, bëni lëvizje rrethore, duke shkuar drejt brinjëve dhe duke zbritur poshtë.

Më pas bëni lëvizje rrethore me të dyja duart në drejtimin e akrepave të orës, dhe për të përfunduar bëni shtypje të lehta mbi abdomen me mollëzat e gishtave. Të realizosh një masazh është si të lexosh një poemë të gjatë . Por mos harroni se nuk ka rëndësi të realizoni nga ana teknike një masazh perfekt. Aspekti më i rëndësishëm i këtij procesi është vendosja dhe forcimi i komunikimit mes jush dhe fëmijës suaj./Living

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme