Ilaçet natyrale janë më të mirat kur është fjala për zgjidhjen e problemeve shëndetësore.
Nuk keni nevojë për mjekim të veçantë, kur natyra është pajisur me shumë bimë të cilat lehtë mund t’ju shërojnë.
Kështu janë qepët. Ato mund të rregullojnë shumë probleme shëndetësore
Kollitja
Prej qepëve mund ta krijoni një shurup shumë efektiv për kollin (edhe pse era e gojës normalisht nuk do të jetë e mirë). Keni koll? Atëherë zieni një qepë dhe pini lëngun e saj!
Qepë për temperaturë dhe ethe
Kjo metodë është shumë e mirë për fëmijë! Një dush i ftohtë është mjaft traumatizues për t’i larguar ethet, sidomos për bebet. Një mënyrë më e mirë është që të prisni një qepë në feta dhe pasi të shkoni në shtrat ju apo fëmijët tuaj, të vendosni fetën nën këmbë dhe ta vishni çorapen. Ethet do të kalojnë shpejtë!
Keni grip? Mos u brengosni!
Qepët mbajnë erë dhe ju bëjnë të lotoni kur i preni. Por, kjo bimë e mahnitshme e shëron gripin në mënyrën më natyrale të mundshme. Zieni një çaj qepe ose thjeshtë hajeni një qepë të freskët dhe shikojeni se si do të përmirësoheni brenda pak orëve.
Qepë për dhimbje veshi
Nëse keni dhimbje veshi, qepa është zgjidhja ideale. Thjeshtë merreni një qepë, qërojeni dhe merrjani pjesën e njohur si “zemra”. Më pas, vendoseni atë në vesh para gjumit dhe do ta shihni se në mëngjes dhimbja është zhdukur!
Kur ju thumbon bleta
Qepët janë mjaft të mira, sidomos gjatë verës kur bletët janë të aktivizuara dhe sillen rreth e rrotull për t’ju thumbuar. Nëse ju thumbon një bletë, thjeshtë merreni pjesën më të bardhë të qepës dhe vendoseni në vendin e thumbimit. Do ta shihni se vendi ku ju ka thumbuar bleta nuk do të ënjtet dhe do të shërohet më shpejtë se zakonisht./ts/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...