Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por shumë persona nuk e zbatojnë këtë duke e mbyllur atë thjesht me një kafe apo duke ngrënë një briosh.
Për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm është e rëndësishme që në mëngjes të hani këto ushqime si;
Çaji
Çaji është i pasur me antioksidantë, dhe çaji jeshil është kundër plakjes. Ndihmon në hidratimin e organizimit dhe përmirëson qarkullimin. Shfrytëzoni kohën që laheni në mëngjes për të vendosur ujin për të zier. Për të bërë një çaj të mirë, fikeni furnelën pak më herët, shtoni gjysëm luge fletë të çajit jeshil, dhe ujin e nxehtë sipër. .
Farat e linit
Farat e linit janë të pasura me acidin alfa-linoleik. Omega 3 lufton plakjen dhe të ndihmon në përqëndrim, duke na dhënë energji për gjatë gjithë ditës. Si alternativë mund të përzieni farat e linit, të lulediellit me lajthi apo bajame, dhe çdo mëngjes hidhni një lugë prej tyre dhe një lugë mjaltë në një tas me kos.
Mjalti
Konsumim i tepërt i sheqernave e bëjnë shoqërinë tonë, përfshi dhe fëmijët, skllave të sheqerit, që gjendet si tek buka edhe tek domatja. Por zëvendësojini këto sheqerna me mjaltë, një antibiotik natyral që ka efektin e një ilaçi të vërtetë. Përveç vetive antiseptike dhe antibakteriale, është e pasur me minerale dhe vitamina. Për më tepër, mjalti ndihmon në dezinfektimin e mëlçisë dhe ndihmon në sistemin imunitar, sidomos në stinën e ftohtë që do të fillojë.
Buka
Eliminoni yndyrnat që ndodhen tek brioshët, dhe tek produktet industriale. Kjo nuk është thjesht një çështje linjash dhe kalorish, por është në të mirë të të gjithë organizmit. Sipas studimeve, brioshët normalë të blerë në një dyqan nuk ju shuan urinë, por rreziku është që madje, të ndjeni uri që në orët e para të mëngjesit kur shkoni në punë dhe të hani më shumë në drekë. Zgjidheni bukën, do të ishte më mirë integrale, produkt artizanal dhe i pasur me farëra.
Frutat
Falë kripërave minerale dhe vitaminave, frutat janë një element hidratues, dezintoksikues dhe të jep energji, pa harruar këtu dhe shijen e tyre të freskët dhe natyrale. Shfrytëzoni dimrin për të bërë një lëng frutash me bazë portokalli dhe pjeshke, dy kivi të pasura me vitamina C. Por mund të përdorni çdo lloj frutash, shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...