Google ADS

Puna nga shtëpia dhe problemet shëndetësore

08:54 | 8 Janar 2021
Trina Galanxhi

Për shkak të pandemisë, një numër i madh i njerëzve në botë janë duke punuar nga shtëpia.

Megjithatë, kjo nuk është gjëja e duhur për sa i përket shëndetit, thonë ekspertët në Irlandë, transmeton portal arbresh.info

Në Irlandë një numër u madh njerëzish që po punojnë nga shtëpia janë duke treguar probleme me shëndetin, sidomos me shpinën.

Dr Tony Accardi, president i Shoqatës Chiropractic të Irlandës (CAI) ka theksuar se njerëzit në Irlandë për shkak të punës në shtëpi janë duke shfaqur probleme të qafës dhe shtyllës kurrizore.

Ai tha se shumë prej këtyre rasteve mund të jenë të lidhura me punën nga shtëpia, megjithatë, disa raste mund t’u atribuohen njerëzve që kanë më shumë kohë për të adresuar ankesat para-ekzistuese për shkak të pandemisë.

Cilat janë sëmundjet që paralajmërojnë dhimbjet e shpinës?

“Puna në shtëpi bën që punonjësit të lëvizin shumë pak. Ata nuk ecin më shumë se 10 minuta dhe nuk ngrihen nga tryeza për takime ose biseda gjatë punës”, tha ai.

“Ata ecin nga kuzhina në vendin e tyre të ri të punës. E gjithë kjo ka një potencial për problemet me shtyllën kurrizore”, shtoi ai, transmeton portali arbresh.info

Periudhat e zgjatura të uljes janë një nga çështjet kryesore dhe Dr. Accardi tha se tryezat që lejojnë njerëzit të ulen ose të qëndrojnë në këmbë janë thelbësore.

“Unë nuk mendoj se punonjësit me kohë të plotë do të jenë në gjendje të punojnë ekskluzivisht nga shtëpia në të ardhmen. Ankesat e prapambetura përfundimisht do të krijojnë shumë ditë të humbura të punës. Dhimbja e shpinës tashmë është shkaku kryesor për paaftësinë në të gjithë botën, ”shtoi ai./arbresh.info/

Të ngjashme