Periudha e pubertetit karakterizohet nga jo pak ndryshime si për femrën ashtu dhe për mashkullin dhe si e përjeton një fëmijë këtë fazë nuk e përjeton një tjetër.
Femrat hyjnë në periudhën e pubertetit më herët sesa djemtë dhe së fundmi hulumtimet kanë gjetur lidhje midis pubertetit të hershëm tek vajzat dhe disa problemeve shëndetësore.
Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Pediatrics, vajzat që kishin kaluar periudhën e pubertetit më herët se moshataret e tyre (8-9 vjeç) ishin më të rrezikuara të prekeshin nga obeziteti e disa shqetësime të tjera.
Dr. Frank Biro, profesor i pediatrisë në Cincinnati Children’s Hospital Medical Center dhe ekipi i tij ndoqën më shumë se 1,200 vajza të moshës 6 deri në 8 vjeç në San Francisko, Cincinnati dhe Nju Jork, nga viti 2004 deri në vitin 2011. Studiuesit kishin dokumentuar procesin e tyre të maturimit dhe dolën në përfundimin se ndryshimi i hershëm hormonal mund të shkaktojë maturimin seksual më të hershëm dhe shtim në peshë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...