Nervozizmi dhe ankthi janë ndjenja të zakonshme në fakt, edhe pse shumica prej nesh do të donim të mos i përjetonim kurrë. Ankthi mund të krijohet prej traumave apo ngjarjeve nga fëmijëria, por a e keni menduar ndonjëherë se disa zakone mund ta përkeqësojnë atë?
Më poshtë janë 5 zakone që i ndjekim pothuajse të gjithë dhe që na bëjnë më nervozë seç duhet të jemi:
“Zvarritje”
Kur i shtyjmë punët tona për një moment të dytë, për shkak të stresit dhe presionit. Kjo gjë në fakt vetëm sa e shton stresin dhe nuk është aspak vendim efektiv.
Shmangia e situatave
Ngjashëm me”zvarritjen” është edhe shmangia. Psikologët thonë se një nga sjelljet kryesore që rrit ankthin është ta shmangësh diçka. Një faktor që ndikon në këtë sjellje është kërkimi i përsosmërisë në gjërat që bëjmë dhe frika.
Rrëmujë
Kërkimet shkencore vazhdojnë të lidhin hapësirat e rrëmujshme, me shumë objekte, me ankthin, nervozizmin dhe depresionin. Rrëmuja krijon stimuj të panevojshëm për trurin tuaj dhe shton ndjenjat e fajit, acarimit ose turpit. Zhvendosni fokusin tuaj nga shpenzimi i parave dhe blerja e sendeve në përjetimin dhe lidhjen me njerëzit. Kaloni kohë në natyrë dhe bisedoni me ata që doni. Këto përvoja nuk kushtojnë asgjë, reduktojnë stresin dhe pasurojnë jetën tuaj.
Zakonet e të ushqyerit
Shumë psikoogë thonë se “zorra është truri ynë i dytë”, dhe mendojeni pak sa herë ju dhemb stomaku, ju stresoheni. Dieta jonë luan një rol të madh në balancimin e baktereve të mira dhe të këqija në zorrë, e cila nga ana tjetër luan një rol në mënyrën se si loja ndryshon emocionet si depresioni dhe ankthi. Investoni në ushqime dhe vakte më të shëndetshme që i përgatisni vetë në shtëpi. Mos harroni të pini shumë ujë dhe të hidratoni trupin tuaj siç duhet , pasi kontribuon direkt në shëndetin tonë mendor.
Mendimet negative
Ndoshta zakoni më i vështirë për t’u luftuar! Ne të gjithë kemi një zë të brendshëm që shërben si një koment i vazhdueshëm i përvojave tona nga momenti në moment. Kur këto mesazhe janë pesimiste dhe negative, ankthi vetëm sa ritet. Përpiquni t’i zëvendësoni këto mendime me pohime pozitive. Në të njëjtën kohë shikoni fjalorin që përdorni, pasi mendimet që bëhen fjalë luajnë një rol shkatërrues në psikologjinë tonë./tvklan.al
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...