Sa herë keni pasur një cikël menstrual të vonuar? Edhe pse nuk mund të mendohet, vonesa e ciklit është diçka e zakonshme tek femrat. Por cilat mund të jenë shkaqet?
Nëse keni marrëdhënie seksuale aktive dhe nëse nuk përdorni kontraceptivë, gjëja e parë që ju vjen në mëndje është se jeni shtatzën. Në këtë rast është e nevojshme që të merrni një test shtatzënie. Nëse rezultati është negativ atëherë duhet të zbulohet shkaku se nga vjen ky çrregullim.
Sa shpesh është cikli?
Cikli menstrual mesatarisht është çdo 28 ditë. Megjithatë mund të ketë edhe vonesa.
Dhimbje menstruale, por jo cikël?
Është diçka që ndodh shumë shpesh. Duhet të kuptoni se simptomat para menstruacioneve janë shumë të ngjashme me ato të një shtatzënie të mundshme. Megjithatë është e mundur që edhe dhimbjet që keni mund të jenë të një cikli të vonuar. Shkaqet janë të ndryshme. Ndër to mund të përmendim problemet me peshën.
Shkaqe të tjera:
Vonesa e menstruacioneve ndodh edhe gjatë ushqyerjes me gji, ose kur ajo sapo ka mbaruar. Një tjetër shkak janë edhe ndryshimet hormonale ndër të cilat mund të përmendim edhe çrregullimet riprodhuese. Por edhe stresi, ankthi, depresioni dhe tensioni mund të shkaktojnë vonesa në ciklin menstrual. Cikli i rregullt menstrual tregon që gruaja ka një ekuilibër të shkëlqyer psiko-fizik. Ndërsa një ndryshim i ciklit tregon se ndoshta diçka nuk është në rregull me trupin tuaj./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...