Vitamina D është një vitaminat më të nevojshme për trupin.
Megjithatë, një studim i ri nga Danimarka ka zbuluar se nivelet e larta të vitaminës D në gjak lidhen me rritjen e disa llojeve të kancereve, por që zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga llojet tjera kancerogjene, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit kanë gjetur se niveli i lartë i vitaminës D është i lidhur me rrezikun e rritjes së kancerit të lëkurës, prostatës dhe kancerit të mushkërive.
Deri me tani shumica e hulumtimeve mbi vitaminën D dhe kancerin janë përqendruar të niveli i ulët i kësaj vitamine, tha autori i studimit Dr Fie Juhl Vojdeman i i Departamentit të Biokimisë Klinike në Spitalin Bispebjerg Frederiksberg në Kopenhagë, Danimarkë.
“Njerëzit kanë përshtypjen se mund të hanë të gjitha shtesat e vitaminës D pa asnjë shqetësim, sidoqoftë ne nuk e dimë se sa të dëmshme janë ato nëse përdoren në doza të mëdha”, tha Vojdeman.
Autori i studimit tha se duhet ende shumë punë për të gjetur lidhjet e nvelit të lartë të vitaminës D dhe kancerit./arbresh.info/
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit