Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.
Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.
Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.
Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C.
Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.
Sa ju nevojitet
Meshkujt: 90 miligramë në ditë
Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)
Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë
Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë
Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.
Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.
Ajo që është e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.
Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë C
Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.
Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.
1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.
1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.
1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.