Pas një dite të lodhshme pune, sigurisht që nga lodhja hyni me këpucë në shtëpi dhe merrni një lëng nga frigoriferi për t’u relaksuar.
Këpucët i keni ende të veshura dhe kjo është një gjë shumë e gabueshme, transmeton portali arbresh.info
Në shumicën e kulturave aziatike, në veçanti japonezët, heqin këpucët para të hyjnë në shtëpi dhe ky ves i ka rrënjët që në kulturën e lashtë japoneze.
Hulumtuesit në Perëndim tashmë kanë filluar të kuptojnë se ky zakon japonez ka shumë traditë.
Një studim i kryer nga Universiteti i Hjustonit, zbuloi se 33 përqind të bakterieve që bartin këpucët, përbëjnë rrezik për shëndetin publik.
Këto lloj bakteriesh mund të shkaktojnë diarre dhe inflamacione të rënda të zorrëve.
Për familjet që kanë fëmijë në shtëpi, hyrja me këpucë përbën një rrezik të madh në sistemin imunitar.
Prandaj, bëni kujdes kur hyni në shtëpi…këpucët duhet t’i zhveshni jashtë./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...