Larja e duarve me sapun apo me dizifektantë është gjëja më e shpeshtë që bëjmë këto kohë, si masë kryesore për t’u mbrojtur nga Covid 19.
E teksa përpiqemi të luftojmë virusin, dëmtojmë lëkurën. Janë jo të paktë ata që kanë dëmtime serioze në lëkurë, çarje jo vetëm të bezdisshme, por edhe të dhimbshme. Dermatologia Irena Savo jep këshillat se si duhet ta bëjmë pastrimin e duarve.“Shpeshherë kjo tharje avancon aq shumë saqë krijon dhe çarje të lëkurës, e cila mund të bëhet fare mirë një portë hyrëse për bakteret apo viruset apo infeksionet mykotike. Larja e duarve është e mjaftueshme, nuk është e nevojshme që të bëhen këto dy procese, edhe larja me ujë, edhe përdorimi i dezinfektantit më pas. Uji i nxehtë është shumë dëmtues për lëkurën. Krijon një tharje më të madhe dhe shkatërrohet më lehtë barriera mbrojtëse e lëkurës.”
Mjekia Savo rekomandon për mediat se në vend të ujit të nxehtë të përdoret ujë i vakët ose i ftohtë.
“Rekomandoj përdorimin e ujit të vakët ose të ftohtë. Pas larjes, lëkura të mbështetet në peshqir në mënyrë që të thithet lagështia, po të mos fërkohet ashpër që mund të shkaktojnë trauma në duar. Është i rëndësishëm të bëhet mënjëherë më pas hidratimi i duarve me kremëra apo pomada”,- shprehet Irena Savo.
Po çfarë është më e shëndetshme, larja e duarve me ujë apo pastrimi me dizinfektantë? “Rekomandoj patjetër larjen nëse është e mundur, pra është me e mirë larja me ujë të rrjedhshëm për ata që kanë mundësi. Ata që janë në lëvizje, le të përdorin dizinfektantë.”
Përdorimi i dorëzave plastike, po ashtu, mund të jetë një problem për lëkurën. “Kur mbajmë doreza për orë të tëra, siç janë shitësit e marketeve, dorezat krijojnë dhe djersitje të duarve dhe lagështira është një faktor shtesë që rëndon dermatitin, ose ndonjëherë mund të kthehet në burim myku”,- thotë dermatologia.
Ne pastrojmë tashmë më shumë edhe shtëpinë tonë, duke shtuar llojshmërinë apo sasinë e detergjentëve me përmbajtje kryesisht klori.
“Përdorimi i detergjentëve të fortë, avujt e tyre mund të dëmtojnë mukozën e gojës, mukozën e hundës, lëkurën e fytyrës, etj. Edhe në këtë rast rekomandoj përdorimin e kremërave hidratantë pas larjes”,- tha mjekja Irena Savo.
Pandemia është mes nesh. Ne nuk e shohim virusin, ndaj duhet të vazhdojmë ta luftojmë atë kudo që mendohet se ai strehohet. Larja e shpeshtë e duarve nuk duhet të pakësohet kurrsesi, por këto këshilla, duhen mbajtur në konsideratë.
Këshillat e mjekes:
1.Lajini duart më shumë me ujë se sa me dizinfektantë
2.Mos përdorni dizinfektantë pasi i keni larë me ujë
3.Mos i lani duart me ujë shumë të nxehtë
4.Pas larjes, thajini me peshqir pa i fërkuar fort
5.Lyejni me krem zbutës pas cdo larjeje apo përdorimit të dizinfektantëve.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...