Prindërve të të porsalindurve u këshillohet të mos u japin bebeve ujë sepse mund ta pësojnë edhe me vdekje.
Ndonëse uji mund të duket krejtësisht i padëmshëm, edhe sasitë më të vogla të ujit mund të ndikojnë në balancimin e ujit të trupit të bebes.
Nëse u jepni bebeve nën gjashtë muaj vetëm një gotë ujë, ato mund të kenë mbingarkesë të veshkave dhe kjo mund të shpijë në hiponatremi – sëmundje shumë e rrezikshme.
Ekspertët kanë treguar se veshkat janë shumë të ndjeshme te bebet nën gjashtëmuajshe dhe uji mund të shkaktojë intoksikim si rezultat i mosbalancimit të elektroliteve si sodiumi.
Kjo mund të shkaktojë hiponatremi, sëmundje që tregon se nivelet e larta të ujit i kanë rritur nivelet e sodiumit në trup.
Gjendja e tillë mund të shkaktojë komplikime si ënjtja e trupit, sulmet epileptike dhe, në raste ekstreme, mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Veç kësaj, nëse i jepni bebes ujë, kjo mund të ndikojë në aftësinë e bebes për t’i marrë vlerat adekuate ushqyese.
Lukthi i tyre është shumë i vogël dhe lehtë mbushet me ujë, gjë që jua vështirëson atyre absorbimin e nutrientëve.
Derisa t’i mbushin të paktën gjashtë muaj, shumica e ekspertëve thonë se bebet duhet të ushqehen vetëm me qumësht të gjirit.
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...